Situata e bores dhe ngricave ka venë në gatishmëri Bashkinë e Pukës. Akse rrugore nacionale  janë liruar pasi që prej mbrëmjes së djeshme dhe edhe sot po punohet për largimin e ngricave. Kryetari i Bashkisë Pukë, Gjon Gjonaj në një intervistë për mediat ka deklaruar se situata është tejet e vështirë dhe temperaturat shkojnë deri ne -16 grade celsius. Ai i ka bërë thirrje të gjithë drejtuesve të mjeteve që përdorin zinxhirët ndërkohë që një problem që është shfaqur në këtë zonë ka qenë edhe dëmtimi i linjave të energjisë elektrike.

“Situatë vështirë, pavarësisht masave të marra nga shtabi i emergjencave të shpërndarë në të gjitha qarqet administrative po punohet që nga mbrëmja e deri sot për pastrimin e rrugëve. Po punohet edhe me shtyllat elektrike që janë dëmtuar dhe po merremi sot me rregullimin e tyre. Kemi marrë masat për furnizimin me ushqim dhe me medikamente. Puka si qytet të gjitha rrugët janë hapur dhe po punohet për largimin e akullit dhe i bëjmë  thirrje qytetarëve të kenë kujdes dhe drejtuesit e mjeteve të pajisen me zinxhirë dhe të tregojnë kujdes. Jemi në vështirësi të jashtëzakonshme për sa i përket temperaturave pasi shikojnë deri në -16 gradë celsius”, tha Gjonaj.

Artikulli paraprakSHKODRA 2200 HEKTARË TOKË ENDE TË PËRMBYTURA, DISA RRUGË TË BLLOKUARA PËR SHKAK TË UJIT DHE BORËS
Artikulli tjetërOBOT, STUHIA E ERËS IZOLON LËVIZJEN E BANORËVE