Kthjellimet dominojnë motin në territorin shqiptar deri në mesditë kur vranësira të lehta e kalimtare shfaqen në zonat malore, kryesisht në verilindje të vendit.

Edhe pasditja vijon me kthjellime e vranësira të lehta në ultësirën Perëndimore ndërsa bëhen më të dukshme vranësirat në zonat malore përgjatë shtrirjes lindore.

Temperaturat e ajrit do të vijojnë të larta në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 9°C deri në 26°C.

Era do fryjë mesatare me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi perëndimor – veriperëndimor duke krijuar në det dallgëzim 1 – 2 ballë.

Artikulli paraprakBULMETI RRITET PËRSËRI 11%, PËRPUNUESIT: SHKAK, SHTRENJTIMI I LARTË I QUMËSHTIT TË FERMERIT
Artikulli tjetërMOSKA PARALAJMËRON: RREZIKOJMË NJË LUFTË TË TRETË BOTËRORE