Sipas MeteoAlb, riaktivizimi i masave ajrore nga Veriu i Afrikës do të diktojnë kushtet atmosferike në territorin shqiptar, duke bërë që orët e paradites të vijojnë me intervale të gjata me kthjellime dhe temperatura mjaft të larta, ku më të theksuara kthjellimet do të paraqiten në vijën bregdetare dhe zonat e ulëta.

Ndërsa pjesa e dytë e ditës do të sjellë në të gjithë territorin e vendit kalime vranësirash, të cilat më të fokusuara do të jenë në zonat verilindore dhe juglindore, por nuk priten reshje.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje të tyre, duke luhatur vlerat ditore nga 16°C vlera më e ulët e shënuar në Peshkopi deri në 38°C vlera më e lartë, e cila do të shënohet në shumë qytete të zonës së ulët.

Era do të fryjë mesatare, duke arritur shpejtësinë mbi 45 km/h nga drejtimi juglindor. Për pasojë në brigjet detare do të krijohet dallgëzim 2 ballë.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakPLAGOSJE ME ARME ZJARRI NE SHKODER
Artikulli tjetërRAMA PUBLIKON PAMJE NGA MUZEU KOMBËTAR I LUNDRIMIT NË SHKODËR