Vendi ynë do të jetë nën ndikimin e temperaturave të larta, ndërkohë që në zonat malorë do të ketë edhe vranësira të lehta.

Sipas MeteoAlb kushtet e qendrueshme atmosferike do të jenë në vendin tonë, duke sjell alternime kthjellimesh dhe vranësirash të pakta në orët e para të ditës. Gjithashtu dhe orët vijuese do të jenë me kthjellime dhe vranësira të lehta, të cilat më të dukshme do të jenë në zonat malore.

Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes, por vijojnë të jenë të larta në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 16°C deri në 40°C.

Era do te fryjë mesatarisht me shpejtesi 45 km/h nga drejtimi Verior – Veriperendimor duke krijuar ne det dallgëzim 4 balle.

Rajoni dhe Europa

Europa Veriore, Lindore dhe pjeserisht Qendra e kontinentit do te jene me vranesira te shpeshta te cilat do te gjenerojne reshje shiu te shoqeruara me mini stuhi ere. Ndersa Europa Jugore ne pjesen me te madhe do te mbizoterohet nga moti i qendrueshem.

Artikulli paraprakBIONTECH RRIT EKONOMINË GJERMANE, EKSPERTËT: MUND TË KONTRIBUOJË KËTË VIT ME RRETH 0,5% TË PBB
Artikulli tjetërOBSH TESTON TRE ILAÇE PËR TRAJTIMIN E COVID-19