Orët e para të mëngjesit do të vijojnë në ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të lehta e kalimtare në pothuajse të gjithë territorin e vendit por gradualisht gjatë pasdites dhe mbrëmjes vranësirat pritet të bëhen më të dukshme ku në ekstremin verior do të rrezikojnë reshje të pakta dhe të izoluara shiu.

Orët e vona të natës përmirësojnë dukshëm kushte atmosferike në të gjithë territorin e vendit.

Temperaturat e ajrit do të ulen lehtë në mëngjes, por mbeten konstante në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 11°C deri në 34°C.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Perëndimor dhe Veriperëndimor, duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 2 ballë.

Artikulli paraprakTURNEU “TENNIS EUROPE JUNIOR U-16”
Artikulli tjetërTË PREMTEN NË DASHURI DUHET TË JENI TË KUJDESSHËM… HOROSKOPI SOT