Vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme, në pjesën e parë të ditës, ndërsa në orët e pasdites pritet shtim vranësirash.

Sipas MeteoAlb alternime kthjellimesh dhe vranësirash të lehta dominojnë gjatë paradites në gjysmën lindore të vendit ndërsa kthjellimet mbeten në zonat bregdetare. Pas mesditës vranësirat do të përfshijnë gjithë vendin tonë por nuk do të ketë reshje. Edhe nata vijon në të njëjtat kushte atmosferike.

Temperaturat e ajrit rriten lehtë në mëngjes por edhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -5°C deri në 14 °C.

Era do të fryjë e lehtë me shpejtësi 30 km/h Lindor – verilindor duke gjeneruar ne brigjet detare dallgëzim 2 ballë.

Artikulli paraprakVIT I RI ME LEKË TË REJA, NGA 17 JANARI HIDHEN NË TREG KARTËMONEDHAT 500 DHE 2000 LEKË
Artikulli tjetërIMPORTET E NAFTËS, BIRRËS DHE KAFES ARRIJNË REKORDE HISTORIKE