Vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e kthjellimeve, ndërsa temperaturat e ajrit do të vijojnë që të rriten.

Sipas MeteoAlb mbetet nën mbizoterimin e motit të kthjellët i gjithë territori shqiptar gjatë orëve të paradites, por parashikohet që gjatë orëve të pasdites të ketë kalime të lehta vranësirash, të cilat herë pas here do të bëhen më të dukshme në zonat malore verilindore – juglindore.

Temperaturat e ajrit do të vijojnë të rriten në mëngjes, por kostante ruan vlerat mesdita duke u luhatur nga -2°C deri në 16°C.

Era do fryjë e lehtë në tokë dhe në det me shpejtesi 25 km/h nga drejtimi veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim të ulët.