Moti në vendin tonë do të jetë nën ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të lehta, ndërkohë që temperaturat mbeten konstante.

Sipas MeteoAlb, vijon që Republika e Shqipërisë gjatë pjesës së parë të ditës në ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të lehta, ku më të dukshme vranësirat do jenë në zonat verilindore dhe juglindore.

Pasditja sjellë largim të vranësirave nga zonat perëndimore por gjysma lindore e vendit vijon në të njëjtat kushte atmosferike.

Temperaturat e ajrit ulen lehtë në mëngjes, por në mesditë mbeten konstante duke luhatur vlerat ditore nga 11°C deri në 31°C.

Era do fryjë mesatare dhe e fortë me shpejtësi deri 45 km/h, nga drejtimi Veriperëndimor ndërsa në det të hapur krijohet dallgëzim 4 ballë.