Vijon Republika e Shqipërisë gjatë pjesës së parë të ditës në ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të lehta, ku më të dukshme vranësirat do jenë në zonat verilindore dhe juglindore, sipas meteoalb. Pasditja sjellë largim të vranësirave nga zonat perëndimore por gjysma lindore e vendit vijon në të njëjtat kushte atmosferike.

Temperaturat e ajrit ulen lehtë në mëngjes por në mësditë mbeten kostante duke luhatur vlerat ditore nga 11°C deri në 31°C.

Era do fryjë mesatare dhe e fortë me shpejtësi deri 45 km/h, nga drejtimi Veriperëndimor ndërsa në det të hapur krijohet dallgëzim 4 ballë.

Rajoni dhe Europa; Vijon pjesa më e madhe e europës në ndikimin e motit të kthjellët dhe të ngrohtë. Konkretisht me diell paraqitet: Rajoni i Mesdheut dhe Europa Qëndrore. Ndërsa vranësira, rrebeshe shiu dhe stuhi ere do ketë Gadishulli Iberike dhe Brigjet e Detit të Zi. Po ashtu me shira të rrëmbyeshëm vijon Lindja e Kontinentit.

Artikulli paraprakSOT MBLIDHET ASAMBLEJA E PS, RAMA PRITET TË SHPALLË EMRAT E QEVERISË SË RE
Artikulli tjetërNUMRI I NXËNËSVE BIE ME SHPEJTËSI, POPULLATA E CIKLIT 9-VJEÇAR 5-14 VJEÇ TKURRJE ME 2.1% BRENDA NJË VITI