Vijon ndikimi i masave ajrore të qëndrueshme mbi vendin tonë duke kushtëzuar mot të kthjellët gjat paradites. Pasditja sjellë kalime vranësirash në gjysmën lindore ndërsa bregdeti mbetet me kthjellime.

Temperaturat e ajrit ulen në vlerat minimale por nuk priten ndryshime në vlerat maksimale duke u luhatur nga 3°C mëngjesi deri në 22°C mesdita.

Era do fryjë e lehtë me shpejtësi 28 km/h nga drejtimi Verior-Verilindor duke krijuar dallgëzim 2 ballë.

Rajoni dhe Europa: Kthjellimet dominojnë pjesën më të madhe të kontinentit Europian, ku  më të dukshme kthjellimet do jenë në Pellgun e Mesdheut. Ndersa vranësira dhe shira të pakët do ketë pjesërisht europa Perëndimore, po ashtu veriu i kontinentit do ketë rreshje dëbore për shkak të temperaturave të ulta.

Artikulli paraprakINFO PLUS – 10.11.2020
Artikulli tjetërAKTAKUZA PËR KRIME LUFTE, KADRI VESELI SOT PËR HERË TË PARË PARA SPECIALES