Vendi ynë prej ditësh është nga nën ndikimin e temperaturave të larta. Mjeku infeksionist Tritan Kalo, thotë se moshat ekstreme, fëmijët nën 5 vjeç dhe të rriturit mbi 65 vjeç, si dhe ata/ato që vuajnë nga sëmundje kronike të zemrës, të veshkave, të mëlçisë, diabetit, hipertensionit, etj., janë nga më të ekspozuarit dhe më të rrezikuarit në këto temperatura ekstreme jo të zakonshme për stinën.

Mjeku sakaq u bën thirrje qytetarëve që të bëjnë kujdes me ushqimet e përgatitura të shitura ose të konsumuara në kushte higjeno-sanitare jo të përshtatshme, kryesisht ato që vijnë nga shitësit ambulante buzë detit apo buzë rrugëve. Po ashtu Kalo thekon se kurrë nuk duhet të ripërpunoni termikisht për ushqimet e mbetura.

Vetndërgjegjësimi mbetet primordial në përballimin e kësaj situate…..Temperaturat e larta rrisin shumë rreziqet e toksiko-infeksioneve ushqimore prej ushqimeve të përgatitura të shitura ose të konsumuara në kushte higjeno-sanitare jo të përshtatëshme….45-50% e tyre vinë kryesisht nga shitësit ambulantë buzë detit apo buzë rrugëve, të pa paisur me mjete

të përshtatëshme frigoriferike për ruajtjen e ushqimeve që tregëtojnë….KURRË mos ripërpunoni termikisht për një fitim të munguar ushqimet e mbetura për t’i ritregtuar ato, sidomos orizin e gatuar disa orë ose ditë më parë…. Grumbullimet masive për ceremonitë festive të gëzimeve familjare janë potencialisht të rrezikshme, nëse organizuesit e tyre i

nënvlerësojnë kushtet higjeno-sanitare të përgatitjes, të ruajtjes dhe të shërbimit të ushqimeve për këto ceremoni….VERA po ashtu bashkëshoqërohet me infeksione nga më të ndryshmet të çdo organi tonë….Ndaj KUJDES dhe vetëm KUJDES’- shkruan Kalo ndër të tjera.”