Ashtu si në gjithë vendin edhe në Shkodër temperaturat janë rritur ndjeshëm duke shkuar në vlerat maksimale deri në 35 gradë celsius. Të moshuarit janë edhe grupi më i rrezikuar ndaj këtyra vlerave, pasi trupi i tyre e ka të vështirë të përballoj temperaturat e larta, ndaj shpesh vuajnë probleme shëndetësore si ato kardiake apo tensioni i lartë.

Reduktimi i orave të lëvizjes, zgjedhja e mjediseve ku qëndrojnë si dhe konsumimi i lëngjeve janë disa nga masat që të moshuarit marrin për të përballuar këtë valë të nxehti që ka përfshirë qytetin e Shkodrës.

Temperaraturat e larta pritet të jenë prezentë edhe për disa ditë, ku vlerat maksimale pritet të shkojnë deri në 38 gradë celsius, gjatë fundjavës.

https://youtu.be/_umsKwYnEwo

Artikulli paraprakURA E BARDHAJVE, BANORËT MIRËPRESIN RIKONSTRUKSIONIN
Artikulli tjetërDIPLOMOHEN 207 MATURANTËT E “28 NËNTORIT”