Moti në vend ka ndryshuar ndjeshëm që prej ditës së djeshme, duke i dhënë fund ditëve me diell dhe duke sjellë reshje të shiut, rënie temperaturash dhe dëborë në zonat malore. Shkodra dhe i gjithë qarku përreth janë përfshirë nga moti i keq, por pa problematika serioze. Sipas njoftimit zyrtar të Prefekturës, në pesë bashkitë e qarkut – Shkodër, Malësi e Madhe, Vau Dejës, Pukë dhe Fushë Arrëz – situata paraqitet e qetw. Të gjitha rrugët janë të kalueshme dhe nuk është raportuar asnjë ndërprerje e furnizimit me energji elektrike. Ndryshe paraqitet situata në disa zona të tjera verilindore të vendit. Në verilindje, një pjesë e mirë e territoreve mbi 1000 metra mbi nivelin e detit janë zbardhur nga dëbora. Malësia e Krujës është zgjuar këtë mëngjes nën një petk të bardhë, ku në fshatra si Shkreta, Bruz Mali dhe Qafë-Shtama trashësia e dëborës arrin disa centimetra. E njëjta situatë është regjistruar edhe në Malësinë e Dibrës dhe në Bulqizë. Në zonat e larta, si Lura, Selishta dhe Kalaja e Dodës, shtresa e dëborës ka kaluar mbi 20 centimetra. Deri më tani nuk raportohet për rrugë të bllokuara, por autoritetet u bëjnë apel drejtuesve të mjeteve të lëvizin me kujdes për shkak të lagështisë dhe prezencës së akullit. Ndërkohë, Prefektura e Shkodrës ka njoftuar se në të pesë bashkitë e qarkut (Shkodër, Malësi e Madhe, Vau Dejës, Pukë dhe Fushë Arrëz) situata paraqitet e qetë. Të gjitha rrugët janë të hapura dhe nuk ka pasur probleme me furnizimin me energji elektrike.

Artikulli paraprakLEKSION I HAPUR NË USH ,”TRASHËGIMIA KULTURORE EUROPIANE”
Artikulli tjetërSUKSES ME MENAXHIMIN E PLAZHEVE NË LEZHË