Vijon ndikimi i masave polare duke diktuar mot të kthjellët por të ftohtë në të gjithë vendin. Herë pas here do të ketë kalime vranësirash, duke sjellë reshje dëbore në zonat malore. Pasditja dhe mbremja mbeten me kthjellime dhe vranësira të shpeshta në të gjithë vendin.

Temperaturat e ajrit janë ulur sërisht në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ekstremale ditore nga -9°C në 8°C.

Era do fryjë fortë me shpejtësi mbi 70 km/h nga drejtimi Verior-Verilindor duke krijuar në det dallgëzim 6 ballë.

Rajoni dhe Europa

Europa Jugore, Qëndrore dhe ajo Veriore paraqiten në ndikimin e masave ajrore me origjinë nga veriu i Kontinentit, të cilat sjellin kthjellime por temperatura të ulta. Ndersa vranësira dhe reshje shiu mbeten Brigjet e Egjeut, po ashtu reshje të dendura dëbore dhe stuhi ere vijon Europa Lindore.

Në portin detar të Durrësit tragetet e linjës me Barin vazhdojnë të qëndrojnë të bllokuar sepse porti i Barit vazhdon të qëndrojë i mbyllur si pasojë e motit të keq, pasi shpejtësia e erës është 70-75 km/orë me drejtim nga veriu.

Tragetet që u nisën dy net më parë nga porti i Durrësit vazhdojnë të qëndrojnë në radën e jashtme të portit të Barit. Porti i Durrësit funksionon për anijet e tonazhit të lartë.

Anijet e tonazhit të vogël dhe peshkatoret vazhdojnë të qëndrojnë të bllokuara në port pasi nuk e përballojnë detin me forcë 7 ballë.

Artikulli paraprakSHËNDETI – 05.02.2020
Artikulli tjetër‘RINDËRTIMI, ANTIKÇK, MINI-SHENGEN DHE DIALOGU KOSOVË-SERBI’ RAMA TAKON POMPEON NË DASH: SHQIPËRIA BESNIKËRISHT E LIDHUR ME SHBA