Në Francë është lëshuar një alarm për vapë ekstreme, me temperatura që arrijnë në 41 gradë. Agjencia franceze e motit “Meteo France” jep alarmin e kuq për një valë të nxehti në 16 rajone. Në kryeqytetin francez, vapa ekstreme ka çuar në mbylljen e majës së Kullës Eiffel të paktën deri nesër, 2 korrik, ndërsa në disa zona mbi 1,300 shkolla do të mbeten pjesërisht ose plotësisht të mbyllura. Vapa intensive ka goditur të gjithë Evropën, me temperatura rekord mbi 40 gradë nga Franca në Gjermani, nga Greqia në Spanjë.

Kulla Eiffel mbyll hyrjen para kohe

Në Francë, monumenti ikonik i Parisit ka sjellë mbylljen e aksesit. “Për shkak të temperaturave ekstreme që priten në pasdite dhe në mbrëmje, Kulla Eiffel do të mbyllet në mënyrë të jashtëzakonshme në orën 16:00. Hyrja e fundit do të jetë në orën 14:30.”

Ky është komunikimi i publikuar në faqen e internetit. “Vizitorët me bileta për një vizitë pas orës 13:00 u kërkohet të kontrollojnë email-in. Vizita do të rimbursohet automatikisht. Vizitorët pa bileta u kërkohet ta shtyjnë vizitën e tyre deri pas të enjtes”, thuhet në të. Më parë, vizitorët ishin informuar se maja e Kullës Eiffel do të mbetej e mbyllur deri të mërkurën.

Trenat Paris-Milano u ndërprenë

Përveç kësaj, trafiku hekurudhor midis Parisit dhe Milanos është ndërprerë “për të paktën disa ditë”, pas stuhive të dhunshme që goditën luginën Maurienne, në Alpet Franceze: kjo është ajo që njoftoi Snc, kompania franceze hekurudhore.

Kompania hekurudhore shpreson se nuk ka dëmtime në shina, gjë që do ta bënte ndërprerjen e lidhjeve midis Parisit dhe Milanos edhe më të gjatë. Sipas asaj që u raportua nga Prefektura e Savojës, pas vapës përvëluese që preku zonën, stuhitë e dhunshme shkaktuan përmbytjen e përroit Charmaix, të paparë në 70 vjet, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme në Modane dhe zonën përreth, pranë kufirit me Italinë. Nuk ka viktima.

Artikulli paraprakAKSIDENT NË AKSIN LEZHË–SHËNGJIN, POLICIA ZBARDH NJOFTIMIN
Artikulli tjetërTURQIA NUK GJEN “QETËSI”, EVIDENTOHEN 4 FRONTE ZJARRI NË DISA RAJONE