Orët e para të ditës do të jenë me kthjellime në ultësirën perëndimore, Ndërsa kalime të pakta vranësirash do të ketë përgjate zonave malore. Por në orët vijuese vranësirat do të bëhen më të dukshme, duke u shfaqur dhe në zonën e ulët.

Temperaturat e ajrit do të rriten ne mengjes, por mbeten kostante ne mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 20°C deri në 38°C.

Era do te fryjë mesatarisht me shpejtesi 40 km/h nga drejtimi Jugor -Jugperendimor duke krijuar ne det dallgëzim 4 balle.

Rajoni dhe Europa: Pjeserisht Europa Qendrore do te jete me vranesira te cilat do te gjenerojne rreshje shiu te shoqeruara me mini stuhi ere.

Gjithashtu Veriu dhe Lindja e kontinentit do te jene me vranesira te shumta dhe rrebeshe shiu. Ndersa Pellgu i Mesdheut do te paraqitet ne dominimin e kushteve te qendrueshme atmosferik.

Artikulli paraprakSHKODËR, TRANSPORTONTE LËNDË NARKOTIKE, ARRESTOHET 44 VJEÇARI
Artikulli tjetërKUKËSI, FIERI, VLORA DHE BERATI, ME RËNIEN MË TË MADHE TË LINDJE NË 4 VITET E FUNDIT, SHKAK EMIGRIMI