Dita e sotme në vendin tonë pritet të ndikohet nga mot i kthjellët dhe me temperatura në rritje.

Sipas MeteoAlb, pjesa e parë e ditës mbetet në ndikimin e masave ajrore veriperëndimore duke ndikuar në vendin tonë mot të kthjellët.

Por pjesa e dytë e ditës sjell kalime vranësirash të lehta në të gjithë Shqipërinë, ku më të dukshme vranësirat do të jenë në zonat verilindore dhe juglindore. Edha nata parashikohet të vijojë në të njëjtat kushte atmosferike.

Temperaturat e ajrit ulen në vlerat minimale dhe maksimale duke u luhatur ditore nga 8°C mëngjesi deri në 30°C mesdita.

Era do fryjë mesatare por herë pas herë forcohet duke arritur shpejtësi deri 65-70 km/h, nga drejtimi Veriperëndimor ndërsa në det të hapur krijohet dallgëzim mbi 5 ballë.

Rajoni dhe Europa

Moti – E hënë, 14 Qershor 2021

Në pjesën më të madhe të kontinentit Europian dominojnë kthjellimet dhe vranësirat e lehta e kalimtare. Më të dukshme kthjellimet paraqiten në Pellgun e Mesdheut dhe ishujt Britanikë. Por me vranësira të dendura dhe shira vijojne vendet Nordike dhe Europa Lindore.

Artikulli paraprakZGJEDHJET PËR KRYETAR NË PD, MBYLLET PROCESI I NUMËRIMIT NË SHKODËR. JA KUSH KRYESON…
Artikulli tjetërSHIFRAT E INSTAT/ RRETH 95 MIJË SHQIPTARË TË REGJISTRUAR SI PUNËKËRKUES! GRUPMOSHA 16-29 VJEÇ MË E PREKUR NGA PAPUNËSIA