Mbetemi në ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme, të cilat do të diktojnë vranësira dhe reshje shiu në pjesën më të madhe të Shqipërisë, por në zonat e thella malore do kemi reshje dëbore.

Parashikohet që këto kushte atmosferike të mbeten gjatë gjithë ditës edhe pse herë pas here do kemi pauz të reshjeve. Temperaturat e ajrit rriten sërisht në mëngjes por ulen në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -3°C deri në 12°C.

Era do fryjë mestare me shpejtësi 50 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar në det dallgëzim 4 ballë. Rajoni dhe Europa: Europa Qëndrore Lindore mbeten me vranësira dhe reshje dëbore. Po ashtu Rajoni i Ballkanit vijon me vranësira, reshje shiu e dëbore.

Ndërsa pjesa tjetër e kontinetit do të paraqitet me moti të kthjellët dhe temperatura të ulta.

Artikulli paraprakPROTESTAT E THIRRURA NGA TRUMP, UASHINGTONI PARALAJMËRON PROTESTUESIT TË MOS SJELLIN ARMË DHE TË MOS PROVOKOJNË DHUNË
Artikulli tjetërBASHA SHPËRNDAN VIDEON: RAMA KUJDESET VETËM PËR VETEN, ËSHTË KOHA PËR NDRYSHIM PËR SHQIPËRINË!