Dita nis me kthjellime dhe vranësira të lehta në vendin tonë, ku më të shpeshta vranësirat do jenë në zonat malore. Por pasditja sjell shtim të vranësirave në të gjithë vendin ndërsa reshje të pakta shiu e dëbore do ketë ne skajet veri-jugperëndim.

Temperaturat e ajrit rriten me të paktën 3 gradë në në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -8°C në 10°C. Era do fryjë mesatare me shpejtësi deri 45 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar në det dallgëzim mbi 4 ballë.

Rajoni dhe Europa; Masat ajrore verilindore do të diktojnë mot të kthjellët por të ftohtë në pjesën më të madhe të kontinetit. Konkretisht në Jug, Qëndër dhe Lindje. Ndërsa vranësira dhe reshje shiu vijon Europa Perëndimore. Po ashtu me reshje dëbore mbeten Vendet Nordike.