Masat ajrore të paqëndrueshme do të diktojnë në vendin tonë vranësira të shpeshta dhe intervale me kthjellime gjatë pjesë së parë të ditës, sipas Meteoalb. Por pjesa e dytë e ditës sjellë zhvillim të vranësirave lokale duke sjellë dhe reshje të izoluara shiu e dëbore.

Temperaturat e ajrit ulen në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -4 deri 12°C.

Era do fryjë mesatare deri e fortë në det, me shpejtësi 50 km/h nga drejtimi Veriperëndimor ndërsa në det krijohet dallgëzim 5 ballë.

Rajoni dhe Europa: Masat ajrore të paqëndrueshme që kanë përfshirë Brigjet e egjeut dhe Ishujt Britanikë do të diktojnë reshje shiu dhe stuhi afat shkurtra ere. Ndërsa kthjellime dhe vranësira kalimtare dominojnë pjesën më të madhe të Europës.