Tenori me famë botërore Agim Hushi ishte i ftuar në një bisedë miqësore me student të universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi” nga ku artisti kreu studimet e larta.

Ky takim u zhvillua në sallën e bibliotekës së universitetit dhe u organizua nga profesori Qamil Gjyrezi. Hushi thotë se patjetër një ndikim të madh në formimin e tij si tenor që ka prekur skenat më të mëdha të botës ka patur qyteti i Shkodrës. Depërtimi mes artistëve më të mirë botëror në vitet 90’ kur tenori i famshëm u largua nga Shqipëria thotë se ishte gati një mision i pamundur. Tenori Agim Hushi do të ketë koncertin e tij recital përpara publikut të Shkodrës ditën e martë në ora 19:00 në teatrin “Migjeni” teksa do të performojë disa prej pjesëve më të njohura.