
Njëkohësisht me aksionin e policisë në Theth për shkatërrimin e objekteve pa leje, këtë të martë banorët e Thethit kanë nisur rezistencën. Që nga ora 9 e mëngjesit, pronarët e bujtinave dhe banorët në Theth kanë bllokuar urën lidhëse në Theth duke mos lejuar forcat e policisë, IKMT dhe IMT të hyjnë në Theth.
Pavarësisht kësaj forcat e policisë sërisht tentuan te hyjnë duke u konfrontuar me banorët që bënë rezistencë.
Banorët kërkojnë që bujtinat të mos shemben por të gjendet një zgjidhje pasi të mbyllet sezoni turistik.
Edhe për turistët kjo situatë është e habitshme ndërsa theksojnë që ndërtimet e shumta e dëmtojnë natyrën e Thethit.
Pas me shumë se 90 minutash konfrontime dhe negociata me policinë, banorët u tërhoqën duke liruar rrugën.
Insert
Aksioni i shembjeve në Theth do të vijoje ndërsa në total jane objekte që do të ndërhyhet .






