Rusia deklaron se një prej anijeve të saj luftarake ka qëlluar në shenjë paralajmërimi një anije peshkimi turke në detin Egje për të shmangur një përplasje. Ministri rus i Mbrojtjes tha në një deklaratë se anije turke ishte afruar rreth 600 metra  para se të ndryshonte drejtim shkruan BBC.

Sipas agjencisë Interfax, anija turke nuk i është përgjigjur paralajmërimeve të para por ka ndryshuar drejtim menjëherë sapo anije ruse ka qëlluar Atasheu turk në Moskë është thirrur nga ministria e Jashtme ruse për të folur për incidentin. Marrëdhëniet mes Rusisë dhe Turqisë mbeten ende të tensionuara pasi Turqia rrëzoi një avion rus Në incidentin e fundit, ministria  ruse e Mbrotjes tha se anija e saj Smetlivy  kishte identifkuar anijen turke të peshkimit kur ajo kishte qenë 1 mijë metra larg dhe po drejtohej një anije ruse. “Pavarësisht përpjekjeve të shumta nga ekuipazhi i Smetlivy, anija turke nuk i është përgjigjur kontaktit me radio por as kontakteve vizuale nga semaforët dhe fishekzjarret paralajmëruese” thuhet në deklaratën e ministrisë. Për të parandaluar përplasjen “është qëlluar me armatim të vogël drejt anijes turke, port ë shtënat nuk ishin vdekjeprurëse”

Artikulli paraprakZJARR NË SPITALIN PSIKIATRIK NË RUSI, REGJISTROHEN 23 TË VDEKUR
Artikulli tjetërBASKET FEMRA, RASHA: FITORJA NË TIRANË EMOCIONUESE