Ikja e dritave në stadium ka detyruar gjyqtarin e katërt që të akordojë 13 minuta shtesë në fundin e pjesës së parë të sfidës, Vllaznia-Teuta. Aty ku ka ndodhur një tjetër episod i turpshëm.

Në një dyluftim Sinho shtyu përtej vijave kufizuese mesfushorin, Kallaku. Lëvizje që nuk i ka pëlqyer aspak lojtarit të kombëtares U-21, i cili ka shkuar t’i kërkojë llogari brazilianit.
Por ky i fundit nuk e ka pritur mirë reagimin e tij, duke e goditur me grushta.

Gjithçka është mbyllur këtu, me lojtarët e dy skuadrave që kanë menduar të ulin tonet, duke e kaluar situatën në normalitet.

Artikulli paraprak178 DOSJE ‘NË KUSHTETUESE, 30 PADI PËR LIGJE, 12 NDAJ VKM-VE
Artikulli tjetërSHPËRTHIMI ME GRANATË SYNONTE AUTOMJETIN E KOMBEVE TË BASHKUARA, RAPORTOHET NJË I VDEKUR