Djali i ish-kryeministrit Berisha, Shkëlzen Berisha ndodhet në komisionin hetimor për të dëshmuar për çështjen e privatizimit të CEZ.

Seanca nisi me debate të ashpra, pasi zoti Berisha nuk bën betimin.

Balla: Je mësuar ti të caktosh gjyqtarë, thuaj betimin

Shkëlzen Berisha: I dënuar kam një kërkesë paraprake

Balla: Ne duam të të njohim më mirë, po nuk na the atësi emëtr mbiemër nuk kemi si të marrim deklaratën tëndë. Betohu dhe pastaj bëj kërkesën paraparake.

Shkëlzen Berisha: Kush është drejtuesi i seancës Balla: Këtë komision e drejtoj unë, historia kur ti cakton gjyqtarët ka mbarruar. Kërkesën paraprake debozitojë në sekretari.

Balla: Ndaj nënkryetarit do merret masë për fyerje.

Deputeti i PD, Arben Ristani i kërkoi dorëheqjen Ballës sepse është në konflikt interesi me Shkëlzen Berishën.