Tensione në Kuvend. Flamur Noka tenton të godasë ministrin Balla e Elisa Spiropalin me shishe uji teksa fliste, por e ndaluan gardistët. Noka e hodhi në fillim shishen në drejtim të Ballës, por e ndaluan gardistët.

“Merreni këtë se është i çmendur”, tha Balla.

Spiropali e përjashtoi Nokën nga seanca. Ndërkohë, teksa po largohej Noka e hodhi shishen edhe në drejtim të Spiropalit.

Nëse e ktheni këtë seancë në mejdan dhe qenef, do mbyllet seanca dhe do përjashtohet ai që e përdor këtë fjalor dhe kalojmë në votim. Po ju paralajmëroj.

Keni prishur mikrofonët. Paralajmërim, vërejtje dhe përjashtim nga seanca. Ju paralajmëroj se do ketë pasoja. Ulu në vend.

Artikulli paraprakTENSIONE NË KUVEND/ NOKA DHE BARDHI TENTOJNË TË BLLOKOJNË FOLTOREN, NOKA DHE PETRIT DODA SHTYJNË PUNONJËSIT E GARDËS
Artikulli tjetërDËMTOHEN DYSHEMETË E BANESAVE SOCIALE