Ka nisur me tensione seanca plenare ku me të nisur leximi i rendit të ditës nga kreu i Kuvendit, Niko Peleshi, deputetët e PD kanë bllokuar foltoren.

“Sot ka vetëm një pikë në rend dite”, thonë ata duke iu referuar protestës që pritet të nisë nga momenti në moment.

“Dënojmë dhunën e policisë. Të jemi pranë protestuesve, të dëgjojmë kërkesat e tyre dhe zërin e një brezi që nuk druhet nga pushteti. S’mund të ketë debat parlamentar para një krize shoqërore. Studentët në rrugë, deputetët e opozitës janë krah tyre. Grupi i PD qëndron krah kërkesave të tyre”, lexoi Belind Këlliçi në qëndrimin e përbashkët të grupit parlamentar.

Rreth tij, deputetët e tjerë mbajnë foto të protestuesve të lënduar. Sapo Taulant Balla mori fjalën për të shprehur qëndrimin e mazhorancës, Flamur Noka iu afrua dhe i shkuli mikrofonin nga tavolina, ndërsa nisi ta gjuante edhe me letra. Peleshi i tërhoqi vërejtje dhe njoftoi 10 minuta pushim.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakMOTI PËR DITËN E SOTME/ RESHJE QË NË ORËT E PARA, JA ZONAT MË TË PREKURA
Artikulli tjetër“SHQIPËRIA KA MË SHUMË POLICË TË PLAGOSUR SE PROTESTUES”, RAMA NXJERR SHIFRAT: SHUMË SHPEJT I SHIKONI ME FYTYRË HERONJTË E MASKUAR QË TERRORIZUAN SHQIPTARËT