Vijojnë tensionet në Mal të Zi, serbët nxirren zvarrë nga policia nga ndërtesa e Komunës së Budvës.

Tensionet në Mal të Zi ndaj serbëve kanë vijuar edhe janë përshkallëzuar në tërheqje me dhunë nga policia.

Shtetasit serbë kanë bllokuar ndërtesën e komunës së Budvës, mes tyre kryetari serb i komunës së Budvës, Marko Carevic, së bashku me disa deputetë serbë.

Policia malazeze ka arrestuar këtë të fundit dhe deputetët teksa tensioni i situatës vazhdon të rritet.

Qëllimi është destabilizimi i Malit të Zi dhe vënia në dyshim e ekzistencës së shtetit. Serbia dhe Rusia kanë qenë kundër pavarësisë dhe integrimit të Malit të Zi në NATO.

Në dhjetor, opozita pro-serbe u përpoq të bllokojë votimin e ligjit të diskutueshëm me anë të protestave në parlament që detyruan forcat e sigurisë të ndërhyjnë, duke arrestuar 18 deputetë.