Tensione në protestë, protestuesit konfliktohen fizikisht me mbështetësit e PS.

Kur përpara kryeministrisë mbaheshin fjalimet e zakonshme, në periferi të protestës, pranë Pallatit të Kongreseve, kanë ndodhur përplasje fizike mes protestuesve dhe mbështetësve të Partisë Socialiste, të cilët ishin të pranishëm në sheshin “Italia” për festimet e 35-vjetorit.

Pati një sherr masiv për disa minuta, teksa nga protesta bëheshin thirrje për qetësi dhe evitim të tensionit. Vetëm ndërhyrja e policisë e qetësoi situatën.

Protestuesit: “Ça nuk thanë. Ju do humbni, ne jemi e ardhmja. Erdhën më vrap që andej. Ishin pak veta. Ishin rreth 30-40 veta. Ne ishim këtu. Një polic vrapoi. Policët rrinë atje kot”, tha ai.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakDORËHEQJE’/ 13-TË DITË REVOLTË, MIJËRA PROTESTUES POSHTË ZYRËS SË RAMËS, KËRKOJNË LARGIMIN E KRYEMINISTRIT
Artikulli tjetërBYPASS-I I SHËNGJINIT, RAMA NDAN PAMJET: LIDHJE ME RANËN E HEDHUN E VELIPOJËN, DO TË LEHTËSOJË QARKULLIMIN