
Eshte shoqeruar me tensione protesta e sotme e qytetareve jashte salles se parlamentit. Përplasjet nisën pa filluar ende seanca plenare, ndërsa deputetët po mbërrinin në Parlament. Një pjesë e ligjvënësve socialistë ishin futur në sallë më herët, por kalimi i disa deputetëve të tjerë bëri që qytetarët të nisin sulmet me vezë. 5 protestues kishin arritur të kalojnë kordonin e sigurisë dhe nisën të sulmojnë deputetët e PS, çka bëri që policia të ndërhyrje menjëherë për shoqërimin e tyre.
Makinës së kryetarit të Kuvendit, iu hodh miell e vezë. Ndërsa të tjerë socialistë futeshin në sallë, si Ardit Bido, Ervin Demo apo Blendi Klosi protestuesit që ndodheshin jashtë perimetrit të sigurisë, nga larg hodhën vezë për t’i sulmuar.
Situata u tensionua edhe më shumë pas shoqërimeve të protestuesve. Të tjerët u mblodhën rreth gardhit metalik dhe arritën ta heqin. Policët krijuan një kordon por u përballën me sulme me vezë e sende të forta. Një polic përfundoi i lënduar pasi u qëllua me gurë në kokë. Per te shperndare protestuesit, policia I eshte kunderpergjigjur me spray lotesjelles.
Nderkohe, seanca plenare e ditës së sotme nisi normalisht.Kryeparlamentari Niko Peleshi e çeli seancën duke lexuar rendin e ditës. Në sallë janë të pranishëm vetëm deputetët e PS dhe deputeti i Lëvizjes Bashkë, Redi Muçi, ndersa munguan deputetet e PD.
Por edhe pas mbylljes se séances plenare, protesta jashte Kuvendit eshte pershkallezuar.
Disa protestues kanë përshkallëzuar nga vezët e mielli në akte dhune e vandalizmi.
Disa prej tyre të maskuar e të tjerë pa maskë, kanë thyer xhamat e makinës së policisë. Fillimisht hodhën gurë, më pas morën gardhe metalike dhe i përplasën mbi makinë, disa herë. Si përgjigje, policët u janë vënë pas agresorëve dhe ka shoqëruar disa prej tyre.






