
Protesta në zonën e Rrjollit ka vijuar edhe këtë të shtunë, ku janë shënuar përplasje mes banorëve dhe efektivëve të policisë. Situata ka qenë e tensionuar, ndërsa disa banorë dhe mbështetës të tyre, të ardhur edhe nga qytete të tjera, janë shoqëruar në polici.
Banorët pretendojnë se gjatë ndërhyrjes ndaj tyre është ushtruar dhunë nga ana e policisë, akuza të cilat i kanë bërë publike gjatë protestës. Protestuesit i kanë bërë thirrje SPAK dhe Prokurorisë së Shkodrës që të ndërhyjnë dhe t’i japin drejtim situates.
Banorët theksojnë se nuk do të tërhiqen nga protesta dhe paralajmërojnë se do të vijojnë reagimet deri sa të marrin një përgjigje nga institucionet përgjegjëse.






