Regjistrohen tensionet e para në protestën e qytetarëve, që po mbahet në bulevardin Dëshmorët e Kombit, kundër projektit për Zvërnecin. Teksa policia vendosi gardh metalik në bulevard, disa qytetarë tentuan të çanin gardhin.

Ndërkohë disa protestues të ngelur në anën tjetër të urës së Lanës, tentojnë të bashkohen me turmën.

Nuk dihet nëse protestuesit do të lihen të shkojnë te Kryeministria. Protestuesit bëjnë thirrje të forta për policinë; hapni rrugën!.

Gjithashtu përplasja ka agravuar më vonë, me policinë që ka hedhur ujë për të shpërndarë turmën.

Artikulli paraprakTRAGJEDI NË SHËNGJIN, DY TURISTË NGA KOSOVA HUMBIN JETËN NË DET, TRE TË TJERË NË SPITAL
Artikulli tjetërTRAGJEDIA NË LEZHË, BEGAJ SHPREH NGUSHËLLIMET FAMLJARËVE PËR DY TË RINJTË NGA KOSOVA