Tensionet Kosovë-Serbi, zyrtari italian: Mos lejoni fantazmat e së shkuarës

Fantazmat e së shkuarës nuk duhet të bëhen pengesë për bashkëpunimin e vendeve të Ballkanit dhe realizimin e projekteve për zhvillimi e Rajonit. Deklarata u bë nga nënsekretarin Italian për Punët e Jashtme dhe Bashkëpunimin Ndërkombëtar, Vincenzo Amendola, i cili u porit sot nga Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati në kuadër të parapërgatitjeve për samitin e Triestes. Nga ana e tij, ministri Bushati garantoi zyrtarin e lartë italian se Shqipëria do të vijojë rrugën e nisur të reformave me qëllim integrimin e vendit në familjen Evropiane. Në qendër të bisedimeve mes Bushatit dhe nënsekretarin Italian për Punët e Jashtme ishin përgatitjet për Samitin e ardhshëm të Triestes, procesi i integrimit europian të Shqipërisë, intensifikimi i bashkëpunimit dypalësh dhe zhvillimet rajonale.