Deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, në një reagim të bërë në Facebook, thotë se Franca ka lrejuar protestat e MEK, ndërsa në Shqipëri “garantohet vetëm dhuna”.

“Gjykata ne France lejon protesten e MEK dhe denon qeverine, ne Shqiperi “garantohet” vetem dhuna!

Gjykata Administrative e Parisi anulloi ndalimin e demonstratës dhe vendosi për mbajtjen e demonstratës se organizuar nga Organizata e Muxhahedineve te Popullit te Iranit MEK. Gjykata argumentoi se ky anullim nga ana e qeverise “minon seriozisht dhe në mënyrë të dukshme e në mënyrë të paligjshme lirinë për të demonstruar” . Gjykata gjobiti edhe guvernatorin e Parisit, i cili kishte ndaluar demonstrimin, me 1500 euro për të paguar komitetin e demonstratave”, shprehet Vasili.

“Ndersa ne Shqiperi pas reformes se falimentuar ne drejtesi perfundimisht nuk ka gjykata se jane kapur nga rilindja. Gjykatat lejojne vetem paligjshmerine, dhunen dhe arrogancen e qeverise se Rames, qe u tregua qarte ne veprimet e turpshme ndaj Kampit te MEK ne Manze pa kohe me pare”, deklaron ai më tej.

Artikulli paraprakMITROVICA E VERIUT MERR VENDIM T’I BASHKOHET ASOCIACIONIT TË KOMUNAVE TË KOSOVËS
Artikulli tjetërRREGULLAT E QARKULLIMIT, GONXHJA: 11.5% DETYRIME TË PASHLYERA NGA MONITORIMET NË DISA ZONA