Situata e krijuar nga protesta e serbëve në veri të Kosovës, ka qenë një prej çështjeve kryesore të diskutuara gjatë samitit të GLOBSEC 2023″ që u mbajt në Bratislavë të Sllovakisë. Të pranishëm në këtë samit kanë qenë edhe kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe Albin Kurti.

Gjatë fjalës së tij, Rama duke folur për situatën në Kosovë nuk la përmendur edhe urdhrin e Serbisë për vendosjen e trupave të ushtrisë serbe në kufi, veprim të cilin e konsideroi thjesht si një politikë të brendshme.

Ai tha se ushtria serbe në kufi me Kosovën ka zero fuqi dhe e paralelizoi duke thënë se është njësoj sikur Meksika të çonte ushtrinë në kufirin me SHBA-të, duke nënvizuar se serbët nuk kanë fuqi të bëjnë asgjë pavarësisht veprimeve të ndërmarra.

“Kjo është shfaqja më e pabesueshme e politikës së brendshme sepse ushtria serbe në kufijtë e Kosovës ka një fuqi të barabartë me zero. Njësoj si ushtria e Meksikës të shfaqet në kufijtë e SHBA-së. Çfarë mund të bëjë? Asgjë! Lidhet e gjitha me politikën e brendshme”-u shpreh Rama.

Nga ana tjetër, edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i pyetur për situatën në veri tha se nuk do të lejonte që Republika të dorëzohet para disa grupe personash të cilët i konsideroi si ‘fashistë’. Ai tha se kryetarët e zgjedhur të komunave duhet të jenë në detyrë siç e përcakton ligji, ndërsa theksoi se do t’i mirëkuptonte protestat nëse do të ishin paqësore dhe nëse do të kërkohej përsëritja e zgjedhjeve në 4 komunat e veriut.

“Policia jonë po bën një punë profesionale të ndihmuar nga aleatët tanë. Kanë vokacion perëndimor, i dinë shumë mirë të drejtët e njeriut dhe nuk ka shkelje. Në këto komuna kam dhënë urdhër që nënkryetarët të jenë serbë, pra kryetari shqiptar i zgjedh nënkryetarët e vet. Ajo që po ndodh në Veri është se koncepti i tyre për botën serbe po reflektohet në vendin tonë. Po ju bëj një pyetje, që nuk është retorike: Nëse këta komunarë nuk shkojnë në zyra, kush duhet të shkojë në këto zyra që janë bosh? Nuk janë protesta, por turma me shkronjën Z që thërrasin ‘ubi ubi’, pra ‘vrite vrite’. Nuk e dorëzojmë republikën tonë tek këta fashistë. Nëse qytetarët e këtyre komunave do të bënin protesta paqësore për të kërkuar përsëritjen e zgjedhjeve në Veri do kishin mbështetjen time”, tha Kurti.

Kurti nënvizoi se situata e krijuar nuk është si pasojë e protestave të qytetarëve por si rrjedhojë e grupeve të armatosura me simbole të Rusisë.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakANALIZA E HUMBJES/ BERISHA DENONCON FENOMENIN E ‘ZGJEDHËSVE SHËTITËS’: 547 MIJË VOTUES POTENCIALISHT TË TILLË NË TË GJITHË VENDIN NË ZGJEDHJET E 14 MAJIT. KINI DURIM!
Artikulli tjetërNIS ASFALTIMI I RRUGËS SË UNGREJT