Lëvizja Socialiste për Integrim ka reaguar lidhur me situatën e krijuar pasditen e sotme në parlament e cila u bojkotua nga Partia Demokratike pak pas nisjes për shkak të propozimeve për komisionet parlamentare.

Në njoftimin zyrtar LSI bën me dije se asnjë nga deputetët e LSI, nuk është lajmëruar në mënyrë që të bëjnë propozimet e tyre në lidhje me pjesëmarrjen në komisionet parlamentare.

Më tej thuhet se Lindita Nikolla pranoi kërkesën e LSI dhe për këtë arsye miratimi i përbërjes së komisioneve parlamentare u shty për në seancën tjetër.

Njoftimi
Të dashur kolegë! Një sqarim lidhur me situatën e krijuar në seancën e sotme. Shërbimi i Seancave në Kuvendin e Shqipërisë nuk ka lajmëruar asnjë nga deputetët e LSI, në mënyrë që të bëjnë propozimet e tyre në lidhje me pjesëmarrjen në komisionet parlamentare. Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla pranoi kërkesën e LSI dhe për këtë arsye miratimi i përbërjes së komisioneve parlamentare u shty për në seancën tjetër.