Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se Shqipëria do të ketë rol aktiv në krah të SHBA ne lidhje me çështjen e Ukrainës në Këshillin e Sigurimit në OKB.

“Kemi marrë konfirmimin përfundimtar nga DASH se SHBA dhe Shqipëria do të jenë bashkëpengmbajtëse është termi në këshillin e sigurimit të OBK lidhur me çështjen e Ukrainës. Është pa diskutim një përgjegjësi e re dhe e madhe, por edhe një konfirmim i një Shqipërie krejt tjetër në arenën ndërkombëtare, i një Shqipërie që vlerësohet për karakterin dhe qëndrueshmërinë dhe aftësinë në luajtjen e rolit si një vend që promovon paqen dhe sigurinë”, tha Rama në konferencën për shtyp.

Për të garantuar një angazhim aktiv dhe të vazhdueshëm me nisma konkrete që të dyja vendet do të ndërmarrin. Ko konfirmon qartësisht një pozicion pa ekuivok të vendit tonë dhe dukë qenë aktivë në një çështje kaq akute si kjo e Ukrainës dhe të gatshëm për punë konkrete në marrëdhëniet ndërkombëtare, ne përkufizojmë edhe më qartë atë që dëshirojmë të jetë roli ynë, një forcë që kontribuon për të mirën.

Jemi shumë të emocionuar nga ky zhvillim, pasi është kurorëzim i një përpjekje në vazhdën e mundimit për të bërë që Shqipëria të qëndrojë në një nivel krejt tjetër në marrëdhëniet ndërkombëtare”, tha Rama

Artikulli paraprakDRITAN ABAZOVIQ PROPOZOHET PËR KRYEMINISTËR TË RI TË MALIT TË ZI
Artikulli tjetërDËNIMI I SAIMIR TAHIRIT, RAMA: S’KOMENTOJ VENDIMET E GJYKATAVE