Policia e Kosovës ka bërë një reagim në rrjete sociale ku shkruan se po kujdesen për ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike në veri.

Njoftimi i plotë:

Policia e Kosovës kujdeset për ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike

Prishtinë, më 30 maj 2023

Referuar rrethanave dhe zhvillimeve të ndodhura dje (29.05.2023), ku protestues, individë/grupe kriminale, me dhunën ekstreme të shfaqur, kanë bërë që situata në aspektin e sigurisë në veri të vendit të përshkallëzohet dhe të degradojë deri në rrezikim të jetës së njerëzve, përfshirë jetën e zyrtarëve të institucioneve të sigurisë.

Protestat në tri komunat në veri të vendit Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan po vazhdojnë edhe sot pranë objekteve komunale, situata aktualisht vlerësohet të jetë e brishtë, por e qetë.

Policia e Kosovës, sipas detyrës zyrtare, po vazhdon me angazhime në ofrimin e sigurisë dhe mbarëvajtjen e protestave, si dhe po bashkëpunon/koordinon aktivitetet me KFOR-in dhe institucionet relevante. Njëkohësisht njësitet policore janë duke ndërmarrë të gjitha veprimet hetimore lidhur me rastet dhe zhvillimet e djeshme.

Policia e Kosovës edhe sot fton qytetarët për qetësi dhe të mos bien pre e thirrjeve për protestë të dhunshme dhe provokime të çfarëdo natyre qofshin ato.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakRRUFEJA SHKRUMBON TOTALISHT BANESËN NË MALËSI TË MADHE, NJË FAMILJE NË QIELL TË HAPUR
Artikulli tjetërVETINGU, LARGOHET NGA DETYRA DREJTORI I POLICISË SË LEZHËS, VEHBI BUSHATI! NUK DORËZOI FORMULARËT E DEKLARIMIT