
Biseda në zyrën Ovale në Shtëpinë e Bardhë, midis presidentit amerikan Donald Trump dhe presidentit të Ukrainës Zelensky duket se ka qenë e tensionuar, sic raporton BBC. BBC thotë se Trump në një moment i ka thënë presidentit Zelenski “të jetë mirënjohës”.
Sipas gazetarëve brenda Zyrës Ovale, në takim bashkë me presidentin Zelensky dhe presidentin Trump është dhe zvpresidenti i SHBA JD Vance, të cilët kanë patur shkëmbime bisede të tensionuara. I pyetur nga gazetarët nëse SHBA do të dërgojë më shumë armë në Ukrainë në rast se nuk ka paqe, Trump u përgjigj: “Ne nuk po presim me padurim të dërgojmë shumë armë, ne po presim me padurim të mbarojmë luftën”, duke shtuar se SHBA do të dërgojë armë.
“Përgjigja është po. Por shpresojmë se nuk do të na duhet të dërgojmë shumë sepse mezi pres ta kryej atë shpejt”, është shprehur Trump.
Ai gjithashtu ka kërkuar që NATO dhe Evropa duhet të “përparojnë”. Presidenti amerikan thotë se ai “e vlerëson marrëveshjen minerale, sepse ne kishim nevojë për atë që ata kishin”, duke shtuar: “Vendi ynë tani trajtohet në mënyrë të drejtë”.