Protesta e minatoreve të minierës së bakrit në Spaç të Mirditës është shoqëruar me tensione gjatë pasdites të kësaj të Hëne. Forcat e Policisë kanë ndërhyrë, duke kërkuar hapjen e rrugës që ishte bllokuar nga protestuesit, por situata është përshkallëzuar, duke sjellë konfrontime mes policisë dhe minatorëve. Dy prej protestuesve janë shoqëruar në Komisariatin e Mirditës, ku po kryhen veprimet ligjore ndaj tyre. Ndërkohë, pjesa tjetër e protestuesve jane mbledhur para ambjenteve te komisariatit.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakCEREMONIA E DIPLOMIMIT TË 415 STUDENTËVE TË AKADEMISË SË SIGURISË, FLASIN PRODA DHE KOÇIU
Artikulli tjetërKRYETARI I PREZENCËS SË OSBE NË SHQIPËRI TAKOHET ME MINISTRIN LAMALLARI, NË FOKUS REFORMA NË DREJTËSI