
Disa përsona janë shoqëruar dhe marrë në pyetje në lidhje me tentativen e grabitjes të ndodhur paraditen e së enjtes në fshatin Mërqi të Lezhës, por policia nuk ka arritur ende të bie në gjurmet e autoreve.Pas marrjes së dëshmive, përsonat e ndaluar u lënë sërish të lire, pasi nuk ka prova që i implikojnë në këtë ngjarje.Ndërkohë blutë kanë vijuar kontrollet edhe me dron në malin e fshatit Mërqi nga ku mendohet të jenë larguar dy autoret, me qëllim gjetjen e ndonjë gjurme.
Krahas dëshmisë të 52-vjeçarit Gëzim Ndoj i cili i gjeti hajdutet brenda shtëpisë ku jetonte, policia ka sekuestruar dhe po analizon njësërë kamerash sigurie me shprese se mund të kenë fokusuar dy autoret të cilët në momentin kur kanë hyrë në banesen dy kateshe kanë qenë të maskuar.Tentativa e grabitjes ndodhi rreth orës 10:00 të së enjtes në fshatin Mërqi të Lezhës, teksa dy përsona hynë në një shtëpi për të vjedhur.Ata u zunë në befasi brenda nga i zoti i shtëpisë, të cilët gjatë largimit dy hajdutet e goditen me grusht në fytyre, por fatmiresisht pa i shkaktuar dëmtime serioze.






