
Një 31-vjeçar ka tentuar te arratiset nga Burgu i Shenkollit ne Lezhe.Sipas burimeve zyrtare shtetasi Adriano Berisha ka arritur te dale nga ambjentet e institucionit te vujtjes se denimeve penale, por u arrit të kapet dhe të rikthehet në qeli brenda pak minutash.Sipas njoftimit te Drejtorise së Përgjithshme të Burgjeve, ngjarja ka ndodhur rreth orës 09:30, te se premtes gjatë një aktiviteti ndihmës për sistemimin e mbeturinave në regjimin e jashtëm të institucionit, nën mbikëqyrjen e punonjësve të sigurisë. Gjatë këtij procesi, personi në fjalë ka kaluar telin e perimetrit të jashtëm, duke tentuar largimin nga territori i institucionit.Menjëherë pas konstatimit, rreth orës 09:33, ai është kapur dhe neutralizuar në afërsi të institucionit nga punonjësit përgjegjës, pa pasur rezistencë apo kundërshtim nga ana e tij dhe pa asnjë incident apo rrezik për punonjësit apo komunitetin.Menjëherë pas ngjarjes janë njoftuar strukturat kompetente, përfshirë prokurorinë e juridiksionit të përgjithshëm Lezhë, Shërbimin e Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve, për vijimin e procedurave ligjore dhe administrative përkatëse.Institucioni vijon funksionimin normal, ndërsa masat organizative dhe të sigurisë po rishikohen në mënyrë parandaluese, në funksion të përmirësimit të mëtejshëm të menaxhimit dhe sigurisë së pacientëve dhe stafit.Edhe ne muajin shkurt te ketij viti nje i denuar arriti te arratiset nga Burgu i Shenkollit ne Lezhë dhe u kap disa muaj pas ngjarjes ne nje banese ne Tiranë.






