NGJARJA NË FSHATIN KUÇ TË GURIT TË ZI NË SHTËPINË E ÇIFTIT SHAHINI. I kanë rrahur, i kanë prerë veshin dhe kanë tentuar t’i grabisin. Kjo është historia e çiftit të moshuar Shahini në fshatin Kuç të komunës Guri Zi. Rreth orës 11:40 minuta në banesën e tyre është futur një person i cili ka tentuar të vjedh paratë që mbanin në shtëpi.

E zonja e shtëpisë rastësisht e ka parë dhe ka marrë disa goditje po ashtu edhe bashkëshorti i saj 83 vjeçar Fadil Shahini të cilit i ka prerë veshin. Kryeplaku i fshatit tregon ngjarjen. Një prej banorëve të zonës që i dha ndihmën e shpejtë rrëfen se si ka ndodhur dhe thotë se tashmë ai fshat ndjehet i frikësuar nga grabitësit. Nga sa mësohet grabitësi i cili ende nuk është identifikuar mbante vetëm një kapele dhe kur është larguar ka kërcënuar të moshuarin në rast se tregon ngjarjen.Grabitjet në banesa jo vetëm në qytetin e Shkodrës por edhe fshatra të ndryshëm po kthehen në një shqetësim si shkak i këtyre ngjarjeve.

Artikulli paraprakDËSHTON RIHAPJA E ZYRËS SË INFORMACIONIT PËR TURISTËT
Artikulli tjetërEKSTRADOHET NGA GJERMANIA, 41 VJEÇARI SHKODRAN