Tentative per vjedhje prane sportelit te postes shqiptare. Një person ka thyer xhamin e sportelit.

Shkodër / Informacion paraprak

Rreth orës 19:00, në lagjen “Vasil Shanto”, një shtetas ende i paidentifikuar është futur brenda ambienteve të filialit të Postës Shqiptare dhe ka tentuar të marrë me forcë një shumë monetare, por nuk ka mundur ta marrë dhe gjatë largimit ka thyer xhamin e sportelit.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe vijojnë kontrollet në zonë për kapjen e tij.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për identifikimin e autorit dhe dokumentimin ligjor të rastit.

Artikulli paraprakRESHJET NË SHKODËR, NDËRHYRJE NË KOHË REKORD SITUATA NORMALIZOHET
Artikulli tjetërTENTATIVA PËR VJEDHJE, POLICIA NË KËRKIM TË AUTORIT