Një 28-vjeçar me iniciale A.P,është arrestuar nga policia pasi ka tentuar të vrasë 31 vjeçarin V.Z., ndërsa e ka plagosur atë në fshatin Barbullojë e Re në Lezhë.

Sipas njoftimit të policisë raportohet se 28 vjeçari i ka zënë pritë 31-vjeçarit me inicialet V.Z., para lokalit të tij dhe ka tentuar ta vrasë më pas është larguar me një mjet tip “Ford”. Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje për të bërë hetimet, ndërsa i plagosuri është dërguar në spital për të marrë mjekimin e nevojshëm. Njoftim i policisë Më datë 03.01.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë dhe punohet për kapjen e shtetasit A.P, vjeç 28 banues në Barbullojë e Re, pasi dyshohet se në lagjen “Gurra” përballë një lokali ka tentuar ta vrasë me armë zjarri shtetasin V.Z vjeç 31, banues në Lezhë, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Me cilësinë e provës materiale janë gjetur e bllokuar 2 gëzhoja me kalibër 7.65 mm dhe mjeti tip “Ford” i braktisur në Kurbin, me të cilin është larguar autori. Nenet 76, 22 e 278 të Kodit Penal

Artikulli paraprakTRENI MERR FLAKË PAS AKSIDENTIT, VDESIN 14 PERSONA
Artikulli tjetërPENSIONET, SA RRITET MOSHA DHE VITET E PUNËS NGA 1 JANARI 2018