Tentoi të hipte në autobus, burri aksidentohet për vdekje Aksident me pasojë një person të vdekur është regjistruar ditën e djeshme në Fushë Krujë.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën Krujë- Fushë Krujë, ku 38 vjeçari E.M., duke drejtuar mjetin tip autobus ka aksidentuar me pasojë vdekje të moshuarin I.Sh., 79 vjeç, banues në Krujë. Viktima ka qenë duke hipur në autobus në kohën që është përplasur nga drejtuesi i mjetit duke i shkaktuar edhe vdekjen, sipas burimeve policore. Pavarësisht se i moshuari është dërguar me urgjencë në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra.

Policia ka bërë të mundur arrestimin e drejtuesit të autobusit, ndërsa materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme për veprën penale” Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Artikulli paraprakAKSIDENT TRAGJIK, HUMB JETËN 48 VJECARI
Artikulli tjetërPESHKONTE TE LIQENI, BURRI GJENDET I MBYTUR