Një 53-vjeçar i shpallur në kërkim për plagosje është arrestuar nga policia në pikën kufitare të Qafë Thanës.

Ai tentoi të kalojë kufirin në mënyrë të paligjshme me një pasaportë që ia kishte vjedhur një 55-vjeçari me iniciale A.A, banues në Vlorë, me qëllim për tu arratisur.

I arrestuari me iniciale Gj.Ç., banues në Vlorë goditi me mjet prerës në lagjen “Isa Boletini” shtetasin me iniciale E.Sh., më 3 dhjetor.

Por ai u arratis nga policia dhe u shpall në kërkim nën akuzën “Vrasje me dashje e mbetur në tentativë”.

“Punonjësit e policisë kufitare gjatë patrullimit të kufirit të gjelbër, kanë kapur shtetasin Gj.Ç., gjatë kontrollit fizik të të cilit iu gjet një pasaportë me gjeneralitetet e shtetasit A.A, 55 vjeç, banues në Vlorë, të cilën ia kishte vjedhur disa ditë më parë këtij të fundit, me qëllim kalimin e kufirit në mënyrë të paligjshme,”-njofton policia.

Veprimet e mëtejshme proceduriale u kryhen nga Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë.

Artikulli paraprakSHQIPTARI KAPET ME MBI 4 KG MARIJUANË
Artikulli tjetërTHAÇI PRANON DATËN E PROPOZUAR NGA ALBIN KURTI, TAKIM MË 6 JANAR