Desh qëlloi policin italian polumbari gjen armën e shqiptarit

Gjatë sekuestrimit të djeshëm në Ravena të Italisë të 2.4 tonëve drogë e llojit marijuanë dhe hashash karabinierët italianë u vunë në kërkim të një personi i cili ishte në shoqërim të ngarkesës dhe që u arratis në momentin që pa se po gjëmohej nga policia. Një patrullë që kishte në bord komandantin e komisariatit të Savios pranë Ravennës, Giorgio Tantimonaco, pikasi në Lido di Classe dy vetura të dyshimta me po aq persona, një “Alfa 147” dhe një “Fiat Punto”. Kur ju kërkuan dokumentat pati një pështjellim, gjatë së cilës një prej individëve, i dyshuar si shtetas shqiptar, që tashmë është ndaluar, nxorri një pistoletë. Polici, falë përvojës së tij arriti t’ia bllokonte dorën keqbërësit në të cilën mbante të shtrënguar armën. Në këtë moment pati një të shtënë, por nuk mbeti askush i plagosur pasi qitja u devijua. Në vijim marshalli dhe pistoleta ranë në kanalin anash rrugës. Për fat të mirë, përveç një lëndimi të lehtë në njërën dorë për shkak të presionit të shtënës, polici nuk pati pasoja fizike (ju dha një prognozë prej 5 ditësh). Karabinieri tjetër qëlloi në ajër në formë paralajmërimi. Në pamjet në video mund të shihni momentin kur polumbarët nxjerrin nga një kanal kullimi armën e përdorur nga shqiptari, e cila mund të shërbejë si prpvë materiale dhe mund ta rëndojë shumë pozitën e tij në gjyq, ku përveç trafikimit të lëndëve narkotike mund të p[ërballet edhe me akuzën më të rëndë të tentativës së vrasjes për shkak të detyrës.

Artikulli paraprakBURG PËRJETË TRURIT TË GRABITJEVE NË RINAS, KLEMENT ÇALA
Artikulli tjetërU ZHDUK NË PORTIN E DURRËSIT, GJENDEN SENDE PERSONALE TË AVOKATIT