Një automjet ka thyer barrierat dhe ka hyrë mes përmes sheshit “Skënderbej”. Makina ka thyer barrierën nga ana e Teatrit të Operas dhe Baletit dhe ka hyrë në shesh, teksa është bllokuar nga policia.

Në vend janë mbledhur dhjetëra qytetarë, teksa e kanë mbërthyer drejtuesin e makinës duke mos e lënë të lëvizë.