Tentoi të vrasë bashkatdhetarin në gjumë, arrestohet i riu shqiptar

Një 25-vjeçar shqiptar me iniciale G.E. është arrestuar nga policia italiane e Revello-s. Mediat italiane raportojnë sot se për të riun shqiptar ishte lëshuar një urdhër ndalimi nga Prokuroria e Përgjithshme e Torinos për një vrasje të mbetur në tentativë. Bëhet fjalë për një ngjarje të ndodhur në 2012, ku i riu shqiptar kishte hyrë në banesën e një bashkatdhetari të tij dhe kishte tentuar ta vriste në gjumë me çekiç dhe thikë, për shkak të disa mosmarrëveshjeve që kishin më parë. Personi, i cili mbeti i plagosur rëndë nga ky sulm arriti që të zgjohej në kohë duke reaguar. Ai, më pas, ka dalë në rrugë për të kërkuar ndihmë. 25-vjeçari shqiptar i arrestuar ndodhet në paraburgim në Saluzzo dhe rrezikon të dënohet me 8 vjet e 6 muaj burg.

Artikulli paraprakRRITJE PAGASH EDHE PËR USHTARAKËT
Artikulli tjetërANGELA MERKEL PËR HERË TË NËNTË NË KRYE TË CDU-SË